Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim z. Carl Begin, zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga kampi ushtarak Bondsteeli.
Me këtë rast kryetari Haliti e ka njoftuar atë me zhvillimin e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, në veçanti edhe mbi çështjet e sigurisë në këtë komunë.
Kryetari Haliti e njoftoj z. Begin edhe mbi bashkëpunimin e mirë që kanë institucionet komunale të Vitisë me Ekipin Monitorues Ndërlidhës (LMT) të KFOR-it Amerikan, qe vepron në territorin e komunës së Vitisë, duke potencuar se kjo komunë ju është mirënjohës ushtarëve amerikan të cilët gjithmonë janë pranë qytetarëve të kësaj komune.