Kryetari Haliti merre pjesë në ndërrimin e komandës së KFOR-it, gjithashtu ai takohet edhe me ambasadorin amerikan z. Greg Delawie
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në ndërrimin e komandës së KFOR-it që është mbajtur në kampin ushtarak Bonsteel në Ferizaj.
Me këtë rast kryetari Haliti është takuar aty edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delawie.
Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti e falënderuar ambasadorin amerikan mbi atë se çka po bënë ShBA-ja për të mirën e këtij vendi.
Haliti gjithashtu potencoi se kjo komunë ka nderin që në territorin e saj operojnë ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtet mik qe sipas tij ka bërë dhe po bënë shumë për të mirën e qytetarëve të këtij vendi, duke përmendur edhe realizimin e projekteve nga USAID-i por edhe bashkëpunimin me LMT-në e KFOR-it Amerikan që gjendet në Viti.