(2LONLINE) – Kryetari Haliti i interesuar të ndihmoj aktivitet e të rinjve vitias
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot përfaqësues të Projektit “Trekëndëshi”, projekt ky i cili gjatë këtij viti ka organizuar shfaqje teatrale me të rinjtë e kësaj komune, e që si temë kryesore trajtonte përditshmërinë e krijuar të rinisë Kosovare dhe atë shkollë, shtëpi dhe kafehane.
Kryetari Haliti gjatë takimit të sotëm që ka zhvilluar me përfaqësues të Projektit “ Trekëndëshi” si Arjeta Mehmeti, Jetesa Mehmeti dhe Arbresha Samakova si dhe mentorja e këtij projekti për Viti, Nita Zeqiri kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Vitisë dhe këtij projekti në interes të artdashësve vitias.
Kryetari i Komunës, Sokol Haliti i përgëzoj të rinjtë për aktivitetet kulturore dhe artistike të cilat ata i kanë zhvilluar në këtë komunë duke theksuar se ai është i interesuar të ngjallë jetën kulturore në Viti me qëllim që të zbuloj talentet e rinjë vitias.
“Ju përgëzoj për projektin tuaj , më të vërtetë ne jemi të interesuar që të zbulojmë dhe të ndihmojmë talenteve të rinjë të Komunës sonë, një rini e cila ka një kolorit kulturor, artistik dhe sportiv është i domosdoshëm për një shoqëri të shëndosh dhe të civilizuar” u shpreh Haliti.
Ndërkaq përfaqësuesja e projektit “Trekëndëshi” Arjeta Mehmeti kërkoj nga Komuna e Vitisë që të siguron përkrahjen e këtij projekti dhe atë për të rinjtë e kësaj komune. “Projekti jonë është mbështetur për 3 muaj rresht nga Lab Kosova por për të vazhduar me aktivitetet e tjera në fushën e artit dhe kulturës na nevojitet ndihma e komunës dhe atë me qëllimin më të mirë që ti aktivizojmë të rinjët tanë të cilët janë mjaftë të talentuar” tha Mehmeti.
Ndërkaq kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë do të shikoj të gjitha mundësitë që të rinjët e kësaj komune të kenë mbështetje institucionale.2lonline/