Me rastin e festave të fundvitit, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, kanë vizituar sot çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, të cilëve së bashku me stafin u kanë ndarë dhurata.
Kryetari Haliti duke uruar fëmijët për festën e Vitit të Ri 2023, ka theksuar se do të jetë i përkushtuar në projektet që kanë të bëjnë me kushtet sa më të mira të fëmijëve në këtë institucion parashkollor.
“Dhuratat që kemi ndarë sot për fëmijët, janë dhurata shumë të vogla në krahasim me atë që meritojnë fëmijët. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ta, por ne do të vazhdojmë edhe më tutje të krijojmë kushte sa më të mira, jo vetëm për fëmijët por për të gjithë”, ka thënë Haliti.
Ndërkaq, kryetari Haliti ka pranuar edhe një kartolinë të përgatitur nga fëmijët e kësaj çerdhe, me një urim për vitin e ri 2023.
Gjithashtu pritet që të ndahen dhurata edhe për fëmijët e çerdhes në Qifllak. Përndryshe ndarja e dhuratave për festën e vitit të ri, është bërë traditë e institucioneve komunale të Vitisë. /2LONLINE/