Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka inspektuar punimet që janë duke u bërë në ndërtimin e rrugës “Te Gërmih” përgjatë rrugës Viti-Binqë.
Me këtë rast ai u shpreh se ndërtimi i kësaj ure që lidh Kabashin me Binqën, Lagjen Godeni i Ri, si dhe me Vitinë e Beguncën, do të ndihmojë në qarkullimin sa më të lehtë të banorëve të kësaj pjese.