/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Nexhmedin Jakupi, Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, kanë dale sot në teren për të pare nga afër punën që po e bëjnë 45 punëtorë të përkohshëm në pastrimin e ambientit në territorin e kësaj komune.
Përndryshe punësimi i këtyre personave u bë e mundur falë të një projekti të përbashkët të Fondacionit Kosovë-Luksemburg me komunën e Vitisë. Kurse ndër qëllimet kryesore të këtij projekti është punësimi i përkohshëm i kategorive të punëtorëve me gjendje më të rëndë ekonomike dhe sociale në këtë komunë. /2L ONLINE/