Me qëllim të zhvillimit të fushës së administrimit të tokës, kadastrit dhe infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, sot në Prishtinë është mbajtur një takim koordinues ndërinstitucional, nga Agjensioni Kadastral i Kosovës.
Në këtë takim, në emër të Asociacionit të komunave të Kosovës, ka folur kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
“Ngritja e kapaciteteve humane e teknologjike për Zyrat Kadastrale Komunale, në realizimin e shërbimeve efikase për qytetarët janë në vazhdën e angazhimeve të përbashkëta për reformë në kadastrit në Kosovë.
Ky takim sot do të shërbejë, si mesazh për ngritjen e vetëdijes mbi llogaridhënien publike që të gjithë e kemi karshi votuesve dhe qytetarëve të komunave të cilat i përfaqësojmë, si dhe obligimin ligjor e moral ndaj përmirësimit të qeverisjes së drejtë e demokratike” u shpreh kryetari Haliti.
Si pika kyçe të këtij diskutimi janë: Reformat Ligjore në Administrimin e Tokës, Prezantimi i hulumtimit mbi kënaqshmërinë e qytetarëve me shërbimet kadastrale komunale, Kompletimi i Sistemit të Adresave në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe Sistemet e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë (SIKTK). /2LONLINE/