(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim kryetarin e Kryqit të Kuq të Kosovës, Adem Nura dhe bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar rreth bashkëpunimit të Kryqit të Kuq të Kosovës me Komunën e Vitisë e në veçanti lidhur me mundësinë për gjetjen e një lokacioni për ndërtimin e një objekti për Degën e Kryqit të Kuq të Kosovës në Viti.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe Sekretarja e përgjithshme e Kryqit të Kuq të Kosovës Feride Hyseni si dhe përfaqësuesi i degës së kësaj organizate për Viti, Zaim Hajrizi./2L ONLINE/