Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim, Gjon Tuniçi, veprimtar i dalluar dhe gastronom i njohur vitias i cili që nga viti 1984 vepron në fushën e gastronomisë dhe u bë një emër i njohur me rrjetet e restoranteve të tij luksoz dhe cilësore “ Tunici Restaurants “ në Hamburg të Gjermanisë.
Kryetari Haliti tha se Vitia por edhe Kosova krenohet me sukseset e bashkatdhetarëve tanë si të familjes Tuniçi.
Me pas kryetari Haliti ndau një mirënjohje, Tuniçi për kontributin e tij të dhënë për vendin.
Përndryshe, Tuniçi falënderoi kryetarin Haliti për mirënjohjen dhe mirëpritjën duke potencuar se ata gjithmonë mendojnë për vendin. /2LONLINE/