Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatës “Caritas Kosova”, në krye me Dom Viktor Sopin.
Gjatë këtij takimi është folur për bashkëpunimin e komunës me këtë organizatë në interes të qytetarëve të kësaj komune.
Haliti ka potencuar se ata kanë një bashkëpunim të mirë me Caritas Kosovën në disa fusha dhe se Vitia mbetet e interesuar të vazhdojë këtë bashkëpunim.
Edhe përfaqësuesit e kësaj organizate kanë falenderuar komunën e Vitisë, në veçanti kryetarin Haliti për bashkëpunim.
Përndryshe ky takim u mbajt me qëllim të koordinimit të veprimeve për projektet që janë duke vazhduar në këtë komunë si në fushën sociale dhe shëndetësore si dhe mundësitë e zgjerimit. /2LONLINE/