Me qëllim të koordinimit të veprimeve për projektet në të ardhmen, kryetari I komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Organizatës “Caritas Kosova”, të cilët e kanë falenderuar kryetarin për bashkëpunimin e deritanishëm.
Ndërkaq, kryetari Haliti, ka premtuar bashkëpunim të mëtutjeshëm për projekte të përbashkëta me këtë organizatë. /2lonline.COM/