Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim sot përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) me të cilët është bashkëbiseduar rreth procesit të regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave që pritet të nis nga 1 shtatori i këtij viti.
Në takim u bisedua edhe për Rregulloren për Funksionimin e Komisionit Komunal për Regjistrimin, ku përcaktohen përgjegjësit dhe detyrat e Komisionit Komunal të Regjistrimit (KKR).
Kryetari Haliti ndër tjerash e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë proces duke u zotuar se Vitia do t’i ofroj të gjitha kapacitetet e saj për realizimin sa më të mirë të këtij procesi.
Kryetari Haliti u interesa edhe për regjistrimin e bashkëatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.
Përfaqësimit e ASK-së thanë se ata do të regjistrohen si banorë jo resident.
Megjithatë kryetari Haliti theksoj se procesi i saktë i regjistrimit ka një rëndësi të veçantë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe ndarjen e buxhetit në secilën fushë. /2LONLINE/