Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim lamtumirës, nënkolonelin David Brady, cili ka udhëhequr komandën e Batalionit “Mustang” të KFOR-it amerikan për Viti, e ku ishte e pranishme edhe nënkolonelia Holton, që do të zëvendësojë atë përgjatë periudhës së ardhshme.
Kryetari Haliti gjatë këtij takimi i ka njoftuar udhëheqësit e KFOR-it, për zhvillimet e ndryshme në komunën e Vitisë, projektet e realizuar dhe që janë në realizim e sipër, por edhe mbi bashkëjetesën ndëretnike dhe nder fetare në këtë komunë e cila është shembull i harmonisë, pa dallime në mbarë Kosovën .
Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti në shenjë respekti për KFOR-in dhe misionin paqësor të tyre, si dhe për bashkëpunim të ndërsjellët, u ka ndarë mirënjohje, ndërkohë që edhe përfaqësuesit e KFOR-it kanë ndarë mirënjohje kryetarit Haliti, për bashkëpunimin tejet të mirë të Institucioneve komunale të Vitisë me autoritetet e KFOR-it. /2LONLINE/