/2L ONLINE/ – Në prag të përfundimit të këtij viti, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim disa mërgimtarë vitias, ku i ka falënderuar atë për bashkëpunimin e mirë me Institucionet Komunale të Vitisë, por edhe për ndihmën që ka dhënë dhe po jep mërgata në të mirën e qytetarëve të kësaj komune por edhe të vendit në përgjithësi.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pasi që i njoftoj mërgimtarët mbi punët të cilat janë zhvilluar gjatë këtij viti në këtë komunë por edhe mbi projektet e përbashkëta të cilat janë realizuar me mërgatën vitiase i falënderoj të gjithë për kontributin e dhënë.
“Qëllimi kryesor përse ju kam thirrur në këtë takim është të ju falënderoj të gjithë juve për kontributin që e keni dhënë për të mirën e Vitisë dhe Kosovës. Me të vërtetë mërgimtarët tanë edhe pse larg vendlindjes asnjëherë nuk harrojnë më të dashurit e tyre në atdhe. Kontributi juaj për vendin i dhënë para luftës gjatë luftës dhe pas saj është i madh dhe i pazëvendësueshëm andaj ju meritoni respekt” u shpreh Kryetari Haliti.
Ai i njoftoj ata edhe për investimet që do të ndodhin në vitin 2017 në Viti, ku tha se ata synojnë që vetëm gjatë vitit në vijim me donatorë të ndryshëm të investojnë 7 milion euro në këtë komunë dhe atë në fusha të ndryshme.
Kurse Kryetari Haliti i njoftoj ata edhe rreth projektit të zonës ekonomike me statusin e parkut industrial duke ju bërë thirrje që të investojnë në sektorin privat në Viti, ku që së paku të punësojnë anëtarët e familjes me qëllim që ata të pavarësohen e të mos jenë të varur nga remitencat nga jashtë.
Kurse Hazir Tafa, mërgimtar vitias ndër tjerash potencoi se sukseset e kryetarit Haliti, janë të dukshme dhe atë në të gjitha sferat duke e inkurajuar atë që të vazhdoj me punën e mirë që po e bënë për qytetarët e këtij vendi edhe në vitin në vijim. Xhavit Islami, kryetar i shoqatës “ Vitia” nga Zheneva e Zvicrës ndër tjerash tha se është për të lavdëruar afërsia e kryetarit Haliti me qytetarët vitias .
Ai po ashtu tha se kjo shoqatë do të përkrah nismat e ndryshme e në veçanti ato të bamirësisë për njerëzit në nevojë. Pas këtij takim kryetari Haliti, në shenjë respekti për kontributin e dhënë të mërgimtarëve vitias ju dhuroj të pranishmëve nga një libër të shënimeve dhe sitilolaps me logon e komunës së Vitisë. /2L ONLINE/