Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësues të Klubit të Basketbollit “Vitia” nga kjo komunë.
Me këtë rast ai është njohur mbi punën dhe angazhimin e këtij klubi dhe garat që ata janë duke i zhvilluar në ligën e dytë.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, tha se komuna e Vitisë, është krenare me të arriturat e këtij klubi, në veçanti edhe me traditën që kanë sjellë ky klub në disiplinën sportive të Basketbollit.
I pari i komunës gjithashtu tha se komuna e Vitisë, në vazhdimësi është përkujdesur që të përkrah klubet ekzistuese, të reja por edhe talentet vitias të cilët sipas tij janë ambasadorët më të mirë të sportit në këtë komunë dhe me sukseset e të cilëve pa dyshim se krenohemi të gjithë qytetarët vitias.
Ndërkaq Nehat Rexhepi nga KB “Vitia”, falënderoi kryetarin Haliti, për mbështetjen e dhënë dhe potencoi se falë kësaj mbështetje ata kanë vullnet të vazhdojnë edhe më tutje rrugën e tyre në arritjen e sukseseve edhe më të mëdha në fushën e basketbollit.
Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar edhe për krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e disiplinës sportive të basketbollit dhe bashkëpunimin komunal në veçanti edhe me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport. /2LONLINE.com/