Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT), në Viti, të përfaqësuar nga togeri Shawn Stachula dhe rreshteri i stafit Ikëan Avilez.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit ushtarak pos që kanë bashkëbiseduar për zhvillimet e gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, ata kanë shfrytëzuar rastin për ta uruar kryetarin Haliti për vitin e ri 2023, dhe e kanë falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, respektin dhe mikpritjen.
Togeri Stachula bëri me dije se për shkak të ndërrimit të misionit për të, ai më nuk do të jetë në Viti dhe e njoftoj kryetarin Haliti me reshterin Avilez, i cili tani do ta zëvendësoj atë.
Në shenjë respekti për kontributin e dhënë, kryetari Haliti i ndau një mirënjohje togerit Stachula, duke e vlerësuar lartë kontributin e tij dhe të ushtarëve amerikan në komunën e Vitisë.
Ndërkaq, kryetari Haliti tha se ai dhe qeverisja e tij, do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me këtë ekipë edhe në këtë vit, pasi që kjo është në interes të të gjithë qytetarëve vitias pa dallime. Edhe ai urojë atyre fillimin e këtij viti. /2LONLINE/