Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë pritur sot në takim z. Leon Clark, ish- Kryetar i Qytetit të Masonit nga , Michigan të SHBA-së.
Me këtë rast, Haliti e ka falënderuar atë dhe qytetin e Masonit për bashkëpunimin e mirë që ka komuna e Vitisë me këtë qytet amerikan pasi që këto dy lokalitete janë edhe të binjakëzuar mes veti.
“Me lejoni të ju falënderoj për bashkëpunimin e mirë që kanë dy lokalitetet tona, ne jemi të nderuar që jemi të binjakëzuar me Qytetin e Masonit. Po ashtu dëshiroj të ju njoftoj se ne kemi vazhduar të bashkëpunimin me qytetin e Masonit. Gjithashtu në një vizitë që kam zhvilluar në qytetin Masonit ne jemi mirëpritur dhe për këtë ju jemi falënderues përfaqësuesve të qytetit tuaj ”, u shpreh Haliti.
Ndërkaq z. Clark u shpreh se edhe ai ndihet i nderuar për të vizuar komunën binjake Vitinë dhe falënderoj të gjithë vitias për mikpritjen e tyre.