Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me kryesuesin e kuvendit komunal, Bekim Azizi dhe drejtorë të drejtorive, sot kanë pritur në takim Gjenerallejtënant Eddie Simpson, së bashku me Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT), në Viti.
Kryetari Haliti, i ka falënderuar për vizitën dhe në veçanti për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka me ekipet e KFOR-it, që monitorojnë në komunën e Vitisë. Ai po ashtu e ka njoftuar Gjeneralin Simpson për të arriturat e komunës së Vitisë deri më tani, si dhe për projektet e shumta që do të kryhen në vazhdim, e që janë në të mirë të të gjithë qytetarëve vitias pa dallime.
Në anën tjetër gjenerallejtënant Eddie Simpson është interesuar për së afërmi rreth vizionit të kryetarit Haliti për këtë mandat, zhvillimin ekonomik, procesin e edukimit në komunën e Vitisë, si dhe funksionimin e Qendrave Mjekësore në Viti.
Në fund të takimi në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për vizitën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, kryetari Haliti ka nderuar me një dekoratë gjeneralin Simpson. /2LONLINE/