Në kuadër të aktivitetit për zhvillim të intervistave me kryetar komunash për nevojat e raportit “Misioni për gjetjen e fakteve”, me iniciativën e Zyrës për Barazi Gjinore, është zhvilluar një takim i kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtoreshës së Qendrës për menaxhim të konflikteve “Partners Kosova” Shukrie Gashin.
Temë bisede e këtij takimi ishte shqyrtimi I hapave që duhet ndërmarr për transformimin e mundësive ekonomike dhe sociale të gruas në praktik (TWESOP).
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe është i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, ndërsa është duke u implementuar nga Qendra “Partners Kosova”.
Sipas drejtoreshës së kësaj qendre Shkurije Gashi, objektiv i përgjithshëm I këtij projekti është mbështetja dhe zbatimi I politikave dhe proceseve gjinore gjithëpërfshirëse në Kosovë.
Ajo bëri të ditur se implementimi I këtij aktiviteti “Misioni për gjetjen e fakteve” do të zhvillohet në komunat e përzgjedhura për këtë projekt siç janë Vitia, Obiliqi dhe Fushë Kosova.