Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në prag te përfundimit te këtij viti ka pritur sot në një takim bashkatdhetarët vitias të cilët po qëndrojnë për pushime ne vendlindje.
Në këtë takim i pari i komunës, pos që i ka njoftuar ata rreth zhvillimeve të gjithmbarshme të kësaj komune i ka falënderuar edhe për bashkëpunimin e mirë me institucionet komunale te Vitisë, por edhe për ndihmën që ka dhënë dhe po jep mërgata në të mirën e qytetarëve të kësaj komune por edhe të vendit në përgjithësi
Ai gjatë këtij takimi i njoftoj ata edhe për planet qe ka qeverisja lokale e Vitisë për vitin ne vijim dhe iu uroj edhe vitin e ri 2024.
“Sot ju kam thirrur këtu për të ju informuar për punët që kemi bërë gjate këtij viti që po e lemë pas, për planet që kemi për të t ardhmen si dhe të iu falënderoj për kontributin qe keni dhëne dhe po e jepni në te mirën e vendit. Gjithashtu dua te ju uroj edhe Vitin e Ri 2024” u shpreh kryetari Haliti.
Ndërkaq edhe disa nga bashkatdhetarëve e falënderuan kryetarin e komunës për angazhimin e tij për të mirën e kësaj komune, duke potencuar se progresi i arritur në Viti është i dukshëm. /2LONLINE/