Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e arsimit në Viti, Fatbardha Emini, kanë pritur sot në takim nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” nga Pozherani, në krye me drejtoreshën e kësaj shkolle, Drita Pira dhe mësimdhënësin Arbër Frangu.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, i ka përgëzuar atë për sukseset që kanë arritur nxënësit në veçanti, në garat e kimisë të organizuar nga Kolegji “ Mehmet Akif” në Kosovë, ku kanë marrë pjesë shumë nxënës e që vendin e dytë në nivel vendi e ka marrë nxënësja e shkollës së Pozheranit, Lorika Alidema.
Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, krenohet me sukseset qe po arrijnë nxënësit vitias në garat e ndryshme dhe theksoj se ata do të kenë vazhdimisht mbështetjen e komunës së Vitisë.
Ai tha se ky sukses i arritur është një shembull i mirë për të gjithë që me përkushtim dhe vullnet të lartë mund të arrihen suksese me të cilën krenohemi si vend.
Kurse, mësimdhënës i lëndës së Kimisë, Arbër Frangu, tha se kjo shkollë po vazhdon traditën e rezultateve të mira në garën e kimisë në nivel vendi.
Përndryshe nxënëset që kanë fituar çmime në garat e kimisë të organizuar në institucionin e lartpërmendur janë: Lorika Alidema, Blinera Rama, Alije Berisha, Shkurte Alidema, dhe Melisa Alidema. /2LONLINE/