Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët r tij, përcolli nga afër kryerjen e projekteve infrastrukturore.
Ai me këtë rast vizitoi rrugën që lidhë fshatrat Ramnishtë-Beguncë-Goden i ri dhe fshatin Binçë.
Gjithashtu vizitoi edhe punimet ne asfaltimin e rrugës “Rrezja e Lirisë”,si dhe asfaltimin e një segmenti që lidhet me këtë rrugë.
Haliti vizitoi edhe punimet në vazhdimin e segmentit të rrugës që lidhë fshatin Lubishtë dhe fshatin Beguncë.
Gjithashtu Haliti vizitoi edhe punimet në ndërtimin e urës te lumi Morava, që lidhë Kabashin me Vitinë, Beguncën dhe Binçën.