Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ngushëllon familjen Musliu.
Lajmi për vdekjen e Sherif Musliut, na la pa fjalë. Vërtet lajm i trishtë dhe shumë i dhimbshëm. Bujaria dhe çiltërsia e tij shpirtërore që e kultivoi gjatë gjithë jetës, sot kur ai është ndarë nga ne vetëm fizikisht, na bënë të ndjejmë pikëllim për humbjen e një miku, siç ishte Sherifi.
Në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, por edhe në emër të gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehim ngushëllime familjarëve, shokëve e miqve të Sherifit.
Me respekt , kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti.