Kryetari Haliti nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova), kjo e fundit e cilëson komunën e Vitisë si komunë e parë lidere
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN KOSOVA) të përfaqësuar nga Jeta Xharra.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është rritja e angazhimit të qytetarëve dhe të transparencës si dhe llogaridhënies në nivel lokal në implementimin e projekteve infrastrukturore dhe mbikëqyrjes qytetare, dhe promovimit të hapësirës së dialogut publik.
Bëhet me dije se më këtë dokument palët pajtohen t’i hapin rrugë themelimit të “Ekipit të Auditimit Social” në projektin “Renovimi dhe zgjerimi i rrugës “Kongresi i Manastirit – Faza e dytë ”. Përndryshe kjo marrëveshje e bashkëpunimit është në kuadër të projektit “Auditimi Social”, i cili realizohet me mbështetjen e projektit për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS), projekt i bashkë financuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia, zbatuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation-Kosovo.
Në këtë takim i pari i komunës tha se ka nderin që sot ta nënshkruaj këtë marrëveshje me nje gazetare dhe personalitet i njohur siç është znj.Xharra.
Ai tha se e ka mirëpritur këtë projekt sepse sipas tij rritë vetëdijen dhe përgjegjësinë. Kryetari Haliti, falënderoj projektin Demos që po përkrahë këtë projekt duke e cilësuar atë si një partnere e përhershëm e Vitisë.
Ndërkaq znj. Xharra tha se Vitia ka qenë një prej komunave të hapura që të pranoj gjëra të reja si ky projekt.
Ajo shtoi se Vitia edhe pse një komunë e vogël është komunë e pare lidere që çelë rrugë për të testuar një model edhe për komunat tjera.
Ndërkaq, Drilon Shala, përfaqësues i Demos-it foli rreth projektit në fjalë duke bërë me dije se në qendër ka qytetarin dhe se ata qysh në fillim duhet të përfshihen në projekte në veçanti grupet e margjinalizuara të shoqërisë. Përndryshe pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje inxhinierët komunal kanë prezantuar edhe projektin në fjalë, që do të jetë pjesë e auditimit social. /2LONLINE/