Kryetari Haliti nënshkroi marrëveshje bashkëfinancimi me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave për përfundimin e objektit të Zjarrfikësve në Viti
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave (AME), Shefki Abdullahun. Me këtë rast kryetari Haliti dhe ai kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Agjencinë Menaxhimit Emergjent për bashkëfinancim dhe realizim të “fazës finale të punimeve në ndërtimin e objektit për NJPZSH –Viti”
Me këtë rast kryetari Haliti ka thënë se komuna e Vitisë, duke u bazuar në nevojën e përfundimit sa më të shpejt të objektit të Njësisë Profesional të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti, ka vazhduar me takime intensive që të gjendet një zgjidhje që finalizimi i këtij objekti të bëhet sa më parë dhe për këtë ata e kanë parë të arsyeshme që të bashke financojnë në këtë projekt.
“ Më të vërtetë është shumë e rëndësishme që objekti i zjarrfikësve në Viti të përfundoj sa më parë. Për këtë ne edhe po e nënshkruajmë sot këtë dokument ku me bashkëfinancim synojmë të përfundojmë objektin në fjalë dhe që të i ofrojmë kushte sa më të mira për Njësinë e Zjarrfikësve në Viti”, u shpreh kryetari Haliti. Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe Basri Aliu, drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti. /2LONLINE/