Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, konkretisht në kantonin Freiburg ku po zhvillohet festivali ndërkombëtare i folklorit ka takuar personalitete të ndryshme ndërkombëtar si ambasadoret e shteteve si Hungaria, Ekuadorit, Kilit por edhe të ambasadës së Kosovës si dhe personalitete nga shtet Helvetik dhe të tjerë.
Ai nga afër ka përcjellë edhe performancën e shkëlqyer të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ” Kemajl Azizi” nga Vitia e cila është pjesë e këtij festivali. /2LONLINE/