Në prag të inaugurimit të presidentit të SHBA-së, kryetari komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në shenjë respekti vendosi lule, në memorialin e Beau Biden, djalit të ndjerë të presidenti amerikan si dhe te busti i diplomatit Richard Holbrooke.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë kanë vendosur sot kurora lule në kompleksin amerikan në Viti, ku është vendosur busti i diplomatit amerikan “Richard Holbrooke” dhe në memorialin Beau Biden, djalit të ndjerë, të presidentit të SHBA-së, Joe Biden i cili ka shërbyer në Kosovë.
Ky memorial është i vendosur përgjatë rrugës magjistrale Gjilan-Viti-Ferizaj që mbanë të nijetin emër.
Përndryshe këto nderime u bënë me rastin e inaugurimit të z. Joe Biden, si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu vlen të përmendët se Kryetari Haliti ishte një ndër nismëtarët që magjistralja Gjilan-Viti-Ferizaj të mbanë emrin “Beau Biden”.
Gjithashtu për nder të inaugurimit të presidentit të ri Amerikan, qyteti i Vitisë është stolisur me flamujt e këtij shteti mik. /2LONLINE.com/