Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot një delegacion të familjes së atdhetarit Muharrem Kurteshi nga fshati Ballancë e Vitisë.
Me këtë rast Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë, e ka parë të arsyeshme ta nderojë figurën e atdhetarit Muharrem Kurteshi me një mirënjohje të cilët ia dorëzoi familjes Kurteshi.
Përndryshe sipas një njoftimi të Këshillit të fshatit Ballancë, atdhetari Muharrem Kurteshi, do të nderohet me urdhrin “Heroi i Kosovës” nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe atë në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës me 17 Shkurt.