Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është nderuar me mirënjohje nga Ansambli “Arbëresha” dhe atë për përkrahjen e vazhdueshme.
Ai këtë mirënjohje e ka pranuar në gala mbrëmjen e 20 vjetorit të këtij ansambli i cili u mbajte ditë më parë në Frauenfeld të Zvicrës.
Me këtë rast kryetari Haliti, falënderoj z. Ndue Ukaj nga ky ansambël dhe gjithë anëtarët e saj për këtë mirënjohje.
I pari i komunës së Vitisë, i përgëzoi ata edhe për punën që kanë bërë në dy dekada rresht në ruajtjen e vlerave dhe të kulturës shqiptare në mërgim duke i inkurajuar që të vazhdojnë këtë rrugëtim të suksesit. /2LONLINE/