/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka marrë pjesë sot në një takim të organizuar nga UNDP, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim , me rastin e lansimit të raportit për Zhvillim Njerëzor në Kosovë 2016 “Tregu i punës në funksion të grave dhe të rinjve”.
Gjithashtu është prezantuar edhe raporti ndër-rajonal për Zhvillim Njerëzor 2016 “Mbrojtja e Qëndrueshme e Ballkanit Perëndimor nga Rreziku: Fuqizimi i njerëzve në parandalimin e fatkeqësive”.
Më pas, kryetari Haliti ka zhvilluar një takim edhe me ministren e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, me që rast kanë diskutuar për zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë dhe shqyrtimin e realizimit të projekteve të reja në këtë komunë./2L ONLINE/