Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti edhe këtë fundjavë në vend të pushimit ka zgjedhur të vazhdojë me inspektime të projekteve të shumta që po realizohen në lokalitet e ndryshme të kësaj komune.
Me këtë rast ai ka vizituar vendpunimet në rregullimin e një rruge bujqësore në fshatin Lubishtë për të vazhduar me tej në fshatin Buzovik, ku po punohet në rregullimin e një rruge qe lidhë këtë fshat me Beguncën.
Ai ka vizituar po ashtu edhe vendpunimet në rrugën e Kolishtës, por edhe ato në rregullimin e hapësirave gjelbruese në oborrin shkollor të fshatit Radivojcë.