Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar sot qytetarët e kësaj komune pas pjesmarrjes se tyre në zgjedhjet e parakohshme 2019.
Kryetari Haliti njiherit u ka shprehur falënderim qytetarëve për kulturën e treguar gjatë fushatës zgjedhore dhe procesit të votimit.
Ai gjithashtu, u shpreh se ndihet i lumtur që qytetarët vitias kanë kaluar procesin demokratik të votimit në mënyrë të qetë dhe pa incidente të theksuar.
Haliti potencoi se kjo tregon kulturë dhe vedije të lartë qytetare.