Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, falënderon diasporën vitiase për mbështetjen e treguar në këtë kohë të përballjes me pandeminë Covid-19.
“Mërgimtarët tanë gjithëherë u janë përgjigjur nevojave të popullatës sonë. Edhe në të kaluarën në kohë të vështira e kanë treguar shpirtin e tyre të madh. Edhe sot, kur i gjithë vendi dhe komuna jonë po përballet me luftën kundër pandemisë së gripit, ndihma e juaj peshon shumë. U jemi mirënjohës të gjitha shoqatave të diasporës si: “Vitia”, “Stublla”, “Begunca” e të tjera dhe individëve si Sokol Shaqiri etj, pa dallim për solidaritetin e treguar përmes të mirave materiale, pakove ushqimore e higjienike si dhe sigurimin e një sasie të konsiderueshme të miellit”, thuhet në falënderimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.