Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri kanë zhvilluar sot një takim në Prishtinë me përfaqësues të projektit “ Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes” (FEGO) që synon të nxisë tregun gjithëpërfshirës dhe zhvillimin e sistemeve në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në veshje, mobilje dhe sektorët e turizmit rural.
Projekt ky që financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar SIDA dhe implementohet nga Swisscontact.
Gjatë këtij takimi kryetari Halit ka shpallur mundësitë e bashkëpunimit të komunës së Vitisë në këtë projekti në veçanti në fushën e promovimit dhe investimit të turizmit rural në komunën e Vitisë. /2LONLINE/