DYLON

Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me OJQ “Advancing Together” për renovimin e parkut afër stadiumit ndihmës

Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me OJQ “Advancing Together” për renovimin e parkut afër stadiumit ndihmës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot një marrëveshje me drejtorin e OJQ “Advancing Together”, Bashkim Ibishi, e cila parasheh bashkëfinancimin për renovimin e parkut ekzistues afër stadiumit ndihmës të futbollit, përkatësisht prapa palestrës së sporteve “Bashkim Selishta”.

Kryetari Hyseni ka bërë të ditur se ky projekt përfshinë renovimin e stazave të ecjes, ndriçimit, hapësirat e gjelbra, këndin e lojërave për fëmijë e këndin e lojërave për fëmijët me nevoja të veçanta, sikurse edhe një verandë e cila do të jetë hapësirë ideale për komunitetin.

EkoHigjiena

Vlera e investimit do të jetë në total 18 mijë euro, nga e cila 10 mijë euro do të financohet nga Advancing Together dhe 8 mijë euro nga Komuna e Gjilanit.

Marrëveshja pritet të finalizohet në muajin prill të vitit 2023. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.