Në kuadër të bashkëpunimit shum të mirë në projekte të ndryshme me ambasadën britaneze, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar sot një takim pune me sekretarin e kësaj ambasade, Richard Le Vay.
Në këtë takim përveç projekteve të kulturës, sportit, javës së filmit anglez e të tjerë, u diskutua edhe rreth mundësisë së sjelljes së investitorëve anglez në komunën e Vitisë.
Përndryshe, ky takim është vazhdimësi e takimit që është mbajtur më 3 maj të këtij viti dhe se kryetari Haliti e sekretari Le Vay, janë dakorduar që këtë bashkëpunim ta vazhdojnë edhe në të ardhmen, në të mirë të të gjithë qytetarëve pa dallime. /2LONLINE/