Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i kuvendit komunal të Vitisë, Naim Pira, kanë pritur sot në Dom Ndue Gjergjin, famullitar i kishës katolike, Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA-së).
Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar për komunitetin shqiptar në Amerikë konkretisht për organizimin e tyre kombëtare, bashkëjetesën midis komuniteteve të ndryshme fetare dhe etnike por edhe për kontributin e shqiptarëve të Amerikës për proceset e ndryshme të Kosovës para, gjatë dhe pasluftës.
Përndryshe famullitari Dom Ndue Gjergji është edhe vëlla i Dom Lush Gjergjit dhe ata janë me prejardhje nga komuna e Vitisë. /2LONLINE.com/