Kryetari i Komunës Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi kanë vizituar komunën e Tetovës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me këtë rast ata janë pritur aty nga, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami me bashkëpunëtorë me të cilën kanë bashkëbiseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit të dy komunave në kuadër të projekteve të ndryshme në mesin e tyre në kuadër të projektit ndërkufitar.
Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjithashtu shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të dyja komunave në interes të qytetarëve Vitias dhe të Tetovës.
Ai e njoftoi homologun e tij lidhur me zhvillimet e gjithmbarshme të komunës së Vitisë, potencialet dhe sfidat me të cilën përballët kjo komunë si dhe nevojat për investime.
Përndryshe komuna e Vitisë ka pasur bashkëpunimi te tilla edhe me komunat tjera të RMV-së të Likovës, Krivo Plankës, Gostrivarit etj. /2LONLINE/