Sot në Viti, nën organizimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), është mbajtur një takim i përbashkët në mes të psikologëve shkollor të kësaj komune.
Në këtë takim kanë marrë edhe pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e DKA-së, Fatbardha Emini.
Me këtë rast kryetari Haliti e ka potencuar rolin e veçantë që kanë psikologët shkollor në mirëqenien e nxënësve.
Ai gjithashtu i ka falënderuar ata për angazhimin e tyre duke folur edhe për angazhimet e qeverisë komunale në krijimin e kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Ndërkaq drejtoresha Emini ka kërkuar nga psikologët që të vazhdojnë angazhimin dhe të bashkëpunojnë me institucionet relevante në ligjëratat e ndërgjegjësimit kundër dukurive negative dhe të shënimit të aktiviteteve të ndryshme. /2LONLINE/