Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot vendpunimet në teren.
Fillimisht ai ka vizituar fshatin Stubëll ku janë duke vazhduar punimet e fazës së dytë, në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës “Anton Çeta” deri te rruga “Sejdiu”, i cili është projekt i vitit të kaluar. Poashtu, kryetari Haliti ka vizituar fshatin Kabash dhe Buzovik, ku janë duke u rregulluar rrethojat e fushave sportive në oborret e shkollave. Ndërsa, në rrugën “Kongresi Manastirit” është duke u punuar në fazën e dytë, ku janë duke u rregulluar trotuari dhe ndriçimi publik.
Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh se institucionet komunale të Vitisë, vazhdimisht janë duke u kujdesur që projektet të cilat janë në punim e sipër të kryhen sa më parë dhe të fillojnë projektet e tjera të parapara për këtë vit për përmirësimin e kushteve dhe jetës së qytetarëve vitias pa dallime.
Punime të tilla në rregullimin e infrastrukturës janë duke vazhduar edhe nëpër shumë lokalitete të tjera të komunës së Vitisë. /2LONLINE/