Në 21 vjetorin e sulmeve terroriste mbi kullat binjake në New York, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorë kanë bërë sot homazhe te sheshi “Richard Holbrook” në Viti, në nderim të viktimave, të 11 shtatorit 2001.
Kryetari Haliti, ka ngushëlluar familjarët e viktimave, Zyrën e Ambasadës amerikane dhe gjithë qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për humbjen e më të dashurëve të tyre në këtë sulm.
“Aktet e tilla ndaj qytetarëve janë të papranueshme dhe u dënuan nga e gjithë bota e mbarë. Sulmet ndaj jetës dhe vlerave demokratike për të cilat jemi përcaktuar nuk mund të ngadhënjejnë ndaj të drejtës dhe respektit për të drejtat dhe liritë e njerëzve”, u shpreh kryetari Haliti.
Me këtë rast te sheshi “Richard Holbrook” në Viti, janë ndezur edhe qirinj. /2LONLINE/