“Së bashku me stafin tim, sot vizituam fermerin Mitat Rifati në fshatin Malishevë e Epërme”, ka bërë me dije, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Kryetari Hyseni tha se fermeri Mitat Rifati është njëri nga 153 fermerët përfitues të lopëve qumështore nga Drejtoria e Bujqësisë, i cili tash e tutje mbarështon 4 krerë, 3 prej tyre lopë qumështore dhe 1 viç.
“Fermeri Mitat Rifati u shpreh tejet falënderues për mbështetjen që komuna i ka ofruar dhe lehtësimin për të zhvilluar veprimtarinë e tij në sektorin e bujqësisë. Komuna për fermerin e ndershëm dhe meritor”, ka thënë kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/