Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim shefin e misionit të EULEX në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.Kryetari Hyseni e ka falënderuar shefin e EULEX’it për vizitën dhe donacionin e ofruar të pajisjeve shkollore për dy shkolla të Gjilanit.
“Me qëllim të rritjes së kualitetit të arsimit si dhe të punës drejt sigurisë e sundimit të ligjit, sot dy shkolla të Gjilanit kanë pranuar donacion të pajisjeve shkollore nga EULEX. Bashkë me Shefin e Misionit të EULEX, z. Lars-Gunnar Wigemark, sot u takuam e pastaj vizituam shkollën “Musa Zajmi” dhe gjimnazin “Vuk Karaxhiq” për t’ua dhuruar këtë donacion personalisht.
Gjatë takimit e përgëzova z. Wigemark për punën e shquar të EULEX-it në Kosovë si dhe e informova se komuna e Gjilanit e mirëpret bashkëpunimin e misionit në fusha të ndryshme që do të kontribuojnë jo vetëm në fushën e arsimit por edhe atë të sigurisë, digjitalizimit, dhe forenzikës”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/