Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, i shoqëruar nga kandidati për kryetar komune, Naser Morina, si dhe të gjithë kandidatët për asamble komunale nga radhët e këtij subjekti, kanë vizituar qytetarët e Llashticës dhe Dobërçanit.
Kryetari Agani dhe strukturat drejtuese të PD-së në Gjilan u mirëpritën në Llashticë nga Nexhat Haziri, njëherit kandidat i këtij subjekti për asamble komunale dhe shumë qytetarë të kësaj zone.
Gjithashtu në Dobërçan u mirëpritën nga Ali Sahiti dhe Jetullah Sabedini, me ç’rast kryetari Agani dëgjoi hallet e banorëve të Dobërçanit dhe bisedoi me ta për ti ofruar shërbime më të mira në shëndetësi, edukim dhe arsim, bujqësi, infrasktrukturë, ujësjellës, kanalizim dhe shumë gjëra të tjera më të cilat ballafaqohen këta banorë.
Rregullimi këtyre prioriteteve bëhet vetëm me ardhjen e PD-së në pushtet.
sponzorizuar nga PD