(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në zyrën e tij kryetarët e dy komunave nga Maqedonia, atë të Çairit Izet Mexhiti dhe atë të Likovës Sadulla Duraku, të cilët kanë uruar kryetarin Haziri për marrjen e detyrës së të parit të Gjilanit.
Kryetari Haziri ka falënderuar dy kryetarët e sipërpërmendur për vizitën, ndërsa u ka ofruar bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Në këtë takim është diskutuar mundësia një projekti të përbashkët për aplikim për grante në Komisionin Europian, në fushën e zhvillimit ekonomik.
Kryetari Haziri ka thënë se do të caktoj një person nga stafi që të merret me koordinimin mes këtyre komunave për të aplikuar për projekte të përbashkëta. /2lonline/