(2L ONLINE) – Me rastin e vazhdimit të punëve që kanë të bëjnë më Muzeun e Gjilanit, kryetari I komunës do të duhej që në emër të institucioneve që përfaqëson të falënderojë publikisht ata që kanë bërë punën më të madhe për të arritur në këtë pikë, pra anëtarët e Komisionit Komunal për Themelimin e Muzeut të Gjilanit në përbërje të cilit janë: Sherafedin Kadriu, Magbule Xhemaili, Faik Sahiti, Selvije Shefkiu dhe Enkelejda Arifi nën konsulencën shkencore të Prof. Dr. Fejaz Drançolli, e jo të mundohet të përvetësojnë punët e të tjerëve dhe të vazhdojë sikur çdo gjë ka filluar me të.
Kështu është shprehur në një reagim të tij, Veton Nevzadi (PDK), ish drejtor i Drejtorisë për Rini, Kulturë e Sport, n qeverisjen e kaluar.
Nevzadi ka thënë se dëshmi për këtë është edhe vendimi Kuvendit Komunal me të cilën është miratuar pikërisht ky dokument ku janë të evidentuara të gjitha eksponatet muzeale të kësaj ane, të cilat aktualisht ruhen me profesionalizëm nga QRTK në Gjilan.
“Të gjitha punët procedurale, evidentimi dhe katalogimi eksponateve janë të kryera gjatë vitit 2013 falë angazhimit të palodhshëm të Komisionit Komunal për Themelimin e Muzeut të Gjilanit. Këto dëshmi janë edhe në arkivin e Kuvendit Komunal të Gjilanit”, thotë Veton Nevzadi. /2L ONLINE/