(2L ONLINE) – Me dhimbje të madhe morën lajmin për vdekjen e tre punëtorëve dhe lëndimin e 13 të tjerëve nga shpërthimi i sotëm në KEK. Jemi të vetëdijshëm se ky lajm është i dhembshëm pafundësisht për familjarët, të cilët në një ditë qershori si kjo humbën më të dashurit, derisa po prisnin kthimin e tyre në shtëpi, sikur çdo ditë tjetër.
Pa hyrë në shkaqet që quan deri te ky shpërthim me pasoja fatale, unë, në cilësinë e kryesueses së Kuvendit Komunal të Gjilanit, dua t`iu shpreh ngushëllimet e mia familjarëve që pësuan në këtë aksident të rëndë.
E ndjej thellësisht dhimbjen që ju erdhi papritur dhe që do t`ju përcjellë për një kohë të gjatë, duke ju lutur që të gjeni forcë dhe ta përballoni atë me dinjitet e kurajë, sepse ndryshimi i asaj që ka ndodhur tashmë, është jashtë fuqisë njerëzore.
Besoj se autoritetet shtetërore do ta zbardhin rastin dhe do t`i ndërmarrin masat ligjore, nëse konstatohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e lëshimeve njerëzore.
Edhe njëherë ju shpreh ngushëllimet e mia dhe solidarizohem me dhembjen tuaj të madhe.
/ e sponsorizuar/