(2L ONLINE) – Përgjatë një debati me qytetarë që kishte organizuar qeverisja lokale e Gjilanit në krye me kryetarin e komunës së Gjilanit, nuk munguan as pyetjet në adresë të kryesueses së Kuvendit Komunal. Me këtë rast, Shaban Terziu njëri nga të pranishmit në këtë tubim, ka kërkuar nga Valentina Bunjaku – Rexhepi, kryesuese e Asamblesë Komunal të Gjilanit, që të jetë më fleksibile dhe tolerante kur është në pyetje opozita, duke e ndërlidhur këtë kërkesë të tij, me faktin se kishte pas seanca kur opozita e pakënaqur me të, i kishte braktisur ato,
Por, kryesuesja e KK-së Valentina Bunjaku – Rexhepi, në përgjigjen e saj ka thënë se opozita asnjëherë deri më sot nuk ka pas asnjë arsye për braktisje të seancës. Por se, sipas saj, ajo në ato raste kur e ka bërë, e ka bërë më tepër për përkrahësit e saj për t’u treguar atyre se gjoja është opozitë e zëshme.
Bunjaku-Rexhepi tha se ajo në drejtimin e seancave përherë mundohet të jetë e barabartë për të gjithë, si pozitë si opozitë dhe se në këtë, sipas saj, ia ka arrit dhe në këtë drejtim përmendi edhe disa vendime të përbashkëta që i kanë ndërmarrë pozitë e opozitë, duke përmendur si rast konkret njërin ndër vendimet më të fundit, atë për ndarjen e mjeteve financiare për nevoja të familjeve skamnore.
Ajo premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë me drejtimin e seancave në mënyrën më të mirë të mundshme duke u trajtuar të gjithë njësojë. /2L ONLINE/