(2L ONLINE) – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit Valentina Bunjaku Rexhepi ka pritur sot kryesuesin e Kuvendit të Bashkisë Osmangazi tw Turqisë, Ali Sait. Me këtë rast, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, zonja Bunjaku-Rexhepi ka falënderuar z. Sait për vizitën në Gjilan, duke thënë se Gjilani është i hapur për bashkëpunim me bashkinë Osmangazi, në shkëmbimin e përvojave, ku do të përfitonin qytetarët e Komunës së Gjilanit.
Ajo po ashtu e njoftoi për bashkëpunimin e mirë që kanë me komunitetin turk në Gjlan.
Nga ana a tij, kryesuesi i bashkisë Osmangazi, Ali Sait, ka thënë se është shumë i interesuar që të sjellë investitorë nga Bursa e Turqisë, meqë është me prejardhje nga Gjilani, më saktësisht nga fshati Dobërqan.
Bunjaku-Rexhepi ka mirëpritur interesimin për të sjellë investime në Gjilan, duke thënë se Gjilani është i hapur për investitorët e huaj pasi nga kjo do të përfitonin qytetarët tanë në krijimin e vendeve të reja të punës. /2L ONLINE/