Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, së bashku me kryetaren e Komisionit për Çështje Normative, Drita Rexhaj, kryetarin e Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Fahret Vellija dhe anëtarin e KGJK-së, Nikola Kabašić, kanë vizituar Gjykatën e Apelit të Kosovës, ku janë pritur nga Kryetari i kësaj gjykate, Valon Totaj si dhe nënkryetarja Milena Đerić.
Kryesuesi Zogaj u njoftua nga Kryetari Totaj lidhur me angazhimet, sfidat me të cilat po përballet kjo gjykatë, si dhe organizimin e punëve në përgjithësi.
Po ashtu, gjatë kësaj vizite, Kryesuesi Zogaj u takua edhe me gjyqtarë nga departamente të ndryshme të Gjykatës së Apelit.
Kryesuesi Zogaj, ka ri theksuar mbështetjen e KGJK-së ndaj Gjykatës së Apelit, me qëllim që të krijohen kushte më të mira për ushtrimin e detyrave të gjyqtarëve, si dhe kjo gjykatë të ketë efikasitet më të madh në kryerjen e lëndëve, ngritje të transparencës dhe llogaridhënies. /2LONLINE/